A.I.A shpk është një kompani që është prezente prej shumë vitesh në industrinë e ndërtimit dhe të supervizimit. Që prej vitit 2004 i shërbejmë me devotshmëri dhe përkushtim komunitetit dhe çdo klienti për të materializuar dëshirat dhe kërkesat e tyre në mënyrën më efektive të mundshme. Një nga qëllimet tona është që të realizojmë konstruksione më të sigurta, më moderne dhe më inovative.
Ne fokusohemi në ndërtimin e konstruksioneve të reja, në rikonstruktimin e banesave ekzistuese, supervizimin e punimeve mbi projekte ndërtimi dhe të gjitha këto mundësohen nga materialet më të mira të ndërtimit që mund të gjenden në tregun shqiptar.
Përpiqemi të tejkalojmë çdo sfidë që vendosim nga eksperienca jonë dhe mundohemi që të kalojmë vetveten për tu përmirësuar çdo ditë. A.I.A shpk me përgjegjësi ndaj çdo klienti ndërton një marrëdhënie partneriteti me klientët e saj të bazuar tek besimi, asistenca dhe serioziteti.