info@aiashpk.al

Rreth Nesh






A.I.A shpk është zgjedhja e parë përsa i përket sektorit të ndërtimit, zgjedhja e duhur për të realizuar projekte dhe konstruksione të sigurta, komode dhe moderne. E themeluar që nga viti 2007 nga inxhinieri vizionar i ndërtimit Ardian Lloshi, A.I.A shpk u përfshi vrullshëm në sektroin e konstruksioneve dhe supervizimit, duke u përshtatur me kërkesat e klientëve të saj. Punimet tona janë të shumta dhe të shumëllojshme duke u bazuar në përvojën e profesionistëve më të mirë të fushës për ta shndërruar ndërtimin në një proces sa më efektiv.

Kryefjalët e punës sonë janë bashkëpunimi, sinergjia, përgjegjësia dhe integriteti ndaj klientit me perspektivë për të arritur përmbushjen e çdo vizioni të mundshëm futurist, klasik dhe modern. A.I.A shpk me një mori historish suksesi përpiqet të ofrojë tek klientët:

Integritet – A.I.A shpk siguron etiken e biznesit në shkallën më të lartë të saj të prezencës në punët e kompanisë tonë, duke respektuar çdo kërkesë, etikë, vlerë të klientit dhe partnerëve tanë. Më një këndvështrim sa më serioz ndaj perfeksionit të strukturave dhe projekteve të konstruksionit A.I.A shpk përmbush standartet më të larta të inxhinierisë së ndërtimit dhe supërvizimit.

Cilësi – Faktori kryesor i industrisë së ndërtimit është cilësia e shërbimieve dhe gjithë materialeve që implementohen në ndërtimin e banesave, rezidencave dhe çdo projekti e konstruksioni. Performanca dhe besueshmëria që përcjell kompania jonë mishërohet në gjithë projektet që A.I.A shpk implementon.

Siguria – Guri themeltar i sektorit të ndërtimit është siguria në konstruksione. A.I.A shpk përqëndron punën e saj në sigurinë e ndërtimeve dhe gjithë ambjentit të ndërtimit. Materialet përzgjidhen duke kaluar në shumë filtra cilësie për të përmbushur gjithë standartet e sigurisë të kërkuara nga klientët tanë.