info@aiashpk.al

Vizioni






A.I.A shpk vazhdon historitë e suksesit në sektrorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmjeje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj. A.I.A shpk do të përpiqet që të arrijë zhvillim të metejshëm financiar. Puna e vazhdueshme e palodhshme ka sjellë një shpërblim të vyer duke na shtuar peshën e emrit tonë në industrinë e ndërtimit. Kompania jonë do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga konsulenca, supervizimi dhe kolaudimi i objekteve në ndërtim. Këto përfshihen në projektet e së tashmes dhe të së ardhmes të kompanisë sonë. Me objektiv kryesor suksesin dhe partneritete fitimprurëse morale, financiare dhe sociale A.I.A shpk do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e saj të vyer gjithë klientëve potencialë të saj. E ardhmja rezervon shumë sfida dhe shumë projekte, të cilat do kërkojnë një punë kolosale nga kompania jonë dhe nga gjithë bashkëpunëtorët.